Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin armën nga kasaforta
Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë një armë që ndodhej në kasafortë. Sipas policisë, pronari ka raportuar se gjatë kohës kur familja nuk ka qenë në shtëpi, hajnat kanë hyrë përmes derës së hyrjes, e cila nuk ishte e mbyllur me…
Lajme
Një rast i vjedhjes është raportuar në Viti, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi dhe kanë marrë një armë që ndodhej në kasafortë.
Sipas policisë, pronari ka raportuar se gjatë kohës kur familja nuk ka qenë në shtëpi, hajnat kanë hyrë përmes derës së hyrjes, e cila nuk ishte e mbyllur me çelës.
Nga njëra prej dhomave të shtëpisë është vjedhur një armë pistoletë, për të cilën pronari posedonte leje valide dhe e mbante të siguruar në kasafortë.
Policia ka bërë të ditur se është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/