Hajnat futen brenda një firme në Fushë-Kosovë, vidhen dy kasaforta e pistoleta me 40 fishekë
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Miradi e Epërme në Fushë-Kosovë. Dy ankues kanë raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e firmës së tyre dhe kanë vjedhur dy kasaforta dhe një pistoletë me 40 fishekë. Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/