Hajdin Abazi, ambasador i Kosovës në Australi

Ish – deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdin Abazi është dekretuar të mërkurën si Ambasador i Kosovës në Australi.

Lajme

10/11/2018 13:30

Në dekretin e lëshuar thuhet se Abazi emërohet Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Komonuelthin e Australisë, me seli në Canbera.

Derisa ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.

Ky dekret është nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. /telegrafi