“Hajde Folim” në Istog, Abdixhiku: Qytetarët po kërkojnë më shumë dëgjim e më pak propagandë

Lumir Abdixhiku ka deklaruar se takimi i mbajtur në Istog në kuadër të platformës “Hajde Folim” është karakterizuar me interesim të madh dhe diskutime të hapura me qytetarët. Në aktivitet mori pjesë edhe kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Abdixhiku tha se gjatë bashkëbisedimit janë trajtuar ide, pyetje dhe shqetësime…

Lajme

14/05/2026 15:53

Lumir Abdixhiku ka deklaruar se takimi i mbajtur në Istog në kuadër të platformës “Hajde Folim” është karakterizuar me interesim të madh dhe diskutime të hapura me qytetarët.

Në aktivitet mori pjesë edhe kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa Abdixhiku tha se gjatë bashkëbisedimit janë trajtuar ide, pyetje dhe shqetësime të ndryshme të qytetarëve.

“Sa shumë interesim. Përplot bashkëbisedim, ide, pyetje e diskutime të mira me qytetarët e këtij qyteti. Kur njerëzit mblidhen jo vetëm për të dëgjuar, por për të folur, për të kërkuar e për të dhënë mendim, e kupton se shpresa qytetare është zgjuar sërish”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai shtoi se pikërisht nga këto takime po ndërtohet rrugëtimi i përbashkët politik i LDK-së me qytetarët.

“Istogu gjithmonë ka ditur t’i japë zë Lidhjes. Edhe sot, me këtë afërsi njerëzore, dëshmoi se është gati për rrugën që po bëjmë bashkë”, ka deklaruar Abdixhiku. /Lajmi.net/