“Hajde ec tash”-“Psikopat”- LVV dhe LDK përplasen në QNR për shkak të një vote
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuat se është duke vazhduar numërimi i votave nga diasporë, të dërguara me postë. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi, por edhe “përballja” për vota. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi është përplasur me një vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në Qendrën e Numërimit…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuat se është duke vazhduar numërimi i votave nga diasporë, të dërguara me postë.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi, por edhe “përballja” për vota.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi është përplasur me një vëzhgues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Siç raportohet nga (kp) kjo ka ndodhur për shkak të një vote, e që sipas LDK-së është e pavlefshme.
“Hajde ec tash”, “Psikopat”, janë fjalët që janë dëgjuar gjatë kësaj përballje.
E sot në këtë qendër është dashur të dalin edhe tre zyrtarë të PZAP-së.
Kjo për shkak të një ankese të paraqitur nga Vetëvendosje në PZAP, në lidhje me fletëvotimet e shpallura si të pavlefshme.
Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 66.31 për qind e votave me postë.
Bazuar në të dhënat e KQZ-së, në numërimin e deritanishëm të votave me postë për zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit, prin Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa me 52.72 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.32 për qind.
Ndërkaq, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nis numërimi i atyre me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara./Lajmi.net/