Hajdari: Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, pasojë e çekuilibrimit në tregun global

Ministrja Rozeta Hajdari ka treguar se cila është arsyeja e rritjes së çmimeve.

Lajme

12/08/2021 12:16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, në seancën e sotme plenare ka pyetur ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozetë Hajdari, lidhur me ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore.

Hajdari tha se kjo rritje është si pasojë e një çekuilibrimi të produkteve dhe tregut në nivel global.

“Jam e vetëdijshme për ngritjen e çmimeve për produktet ushqimore, kjo edhe si pasojë e pandemisë, rritjes së importit dhe një çekuilibrimi të tregut global. Ndoshta kjo nuk është arsyetim por që ne kemi matjet tona”, deklaroi ministrja Hajdari. /Lajmi.net/