Hajdari prezanton Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030

Draft Strategjia për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030” u diskutua në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian me përfaqësues nga anëtarët e Këshillit të Investitorëve, Komisioni Evropian, Ambasadat dhe Akademia, si një nga sesionet e konsultimeve publike gjithëpërfshirëse për këtë strategji. Kështu ka bërë të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë…

Lajme

07/02/2023 21:25

Draft Strategjia për Zhvillimin Industrial dhe Mbështetjen e Bizneseve 2030” u diskutua në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian me përfaqësues nga anëtarët e Këshillit të Investitorëve, Komisioni Evropian, Ambasadat dhe Akademia, si një nga sesionet e konsultimeve publike gjithëpërfshirëse për këtë strategji. Kështu ka bërë të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Para të pranishmëve, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se vendimi për hartimin e kësaj strategjie, për herë të parë, u nxit nga të kuptuarit se zhvillimi industrial është thelbësor për transformimin gradual të Kosovës në një ekonomi me të ardhura të larta dhe përmirësimin e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Ajo njoftoi të pranishmit për vizionin, misionin dhe objektivat e politikës industriale dhe lidhjen me Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit 2030, duke shtuar se te shumica e sektorëve industrial të analizuar, prodhimi ka një potencial të lartë për të krijuar produktivitet të konsiderueshëm dhe fitime shtesë në vlerë duke thithur teknologjitë e reja dhe inovacionin”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërkaq Drejtoresha e Departamentit të Industrisë, Valbona Dushi, prezantoi në detaje objektivat specifike dhe të matshme të politikës industriale, nxitësit industrialë (nënobjektivat) më të rëndësishëm që duhet të përmirësojnë performancën e tyre për të arritur objektivat e politikës industriale dhe masat prioritare të politikave, me kosto të ndërhyrjeve qeveritare për të miratuar vizionin e synuar të politikës industriale.

Si përfundim, efektiviteti i Politikës Industriale do të kërkojë veprime të bashkërenduara, angazhim të qëndrueshëm dhe bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Komunitetit të Biznesit, Institucioneve Financiare dhe Partnerëve Ndërkombëtarë për Zhvillim. Çelësi për realizimin e vizionit të Politikës Industriale do të jetë një kuptim i përbashkët i sfidave, potencialeve dhe prioriteteve për promovimin e zhvillimit industrial në Kosovë. Ky dokument strategjik ka për qëllim të hedhë themelet për këtë bashkëpunim.

Në njoftim thuhet po ashtu se përfaqësues nga Këshilli Evropian i Investitorëve, Komisioni Evropian, Ambasadat dhe Akademia, e cilësuan këtë strategji si moderne dhe të qartë, duke shprehur mbështetje të plotë dhe bashkëpunim në të ardhmen.