​Hajdari: Po rritet besimi për bashkëpunime ekonomike dhe investime në Kosovë

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar se me qeverisjen e mirë demokratike, reformat institucionale, avancimin e politikave dhe ligjeve për një ambient të përshtatshëm për të bërit biznes, po rritet besimi për bashkëpunime ekonomike dhe investime në Republikën e Kosovës, duke siguruar vende të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar. Hajdari ka…

Lajme

28/01/2023 21:23

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar se me qeverisjen e mirë demokratike, reformat institucionale, avancimin e politikave dhe ligjeve për një ambient të përshtatshëm për të bërit biznes, po rritet besimi për bashkëpunime ekonomike dhe investime në Republikën e Kosovës, duke siguruar vende të reja të punës dhe përmirësimin e bilancit tregtar.

Hajdari ka përmendur takimin me delegacionin kroat të përbërë nga ministri për Ekonomi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Davor Filipoviq, sekretarin e shtetit dhe zv. ministri Hrvoje Bujanoviq, sekretarin e shtetit dhe zv.ministrin e Turizmit të Kroacisë, Tonçi Glavina, këshilltarin e kryeministrit kroat, Dino Mihanoviq dhe ambasadoren Danijela Barišiq.

“Në këtë takim diskutuam mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë turizmin dhe bashkëpunimin institucional me shkëmbimin e praktikave të mira në zhvillim të sektorëve ekonomik dhe proceseve për reforma institucionale për integrim me të shpejtë në Bashkimin Evropian. Ministri Filipoviq me kolegë të delegacionit kroat shprehën vullnetin e mirë dhe gadishmërinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke na ofruar përkrahjen e plotë politike dhe insitucionale në proceset e Kosovës drejt Integrimeve Evropiane”, ka shkruar ajo në Facebook.