Hajdari: Për ne prioritet është mbështetja e ekonomisë dinamike
Është hapur aplikimi në e-Kosova për skemën e grandeve, për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme për industrinë kreative nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë KIESA. Në një konferencë për media, ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se po…

Lajme
Është hapur aplikimi në e-Kosova për skemën e grandeve, për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme për industrinë kreative nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë KIESA.
Në një konferencë për media, ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari tha se po vërehet një dinamikë e shtuar në industrinë kreative në Kosovë, e cila përfshin disiplina kreative me fokus në zgjerimin e pjesëmarrjes në treg.
Hajdari ka treguar se kjo skemë është në vlerë prej një milionë euro, ndërsa afati i aplikimit është nga data katër deri më 22 gusht të këtij viti, vetëm përmes platformës e-Kosova.
“Po lansojmë thirrjen e radhës për skemën e grandeve për mbështetjen të rritur të ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme, por kjo është një skemë e parë për industrinë kreative, sepse industria kreative në Kosovë është një sektor dinamik dhe rritje që përfshin një dhënë të gjëra disiplinash kreative duke përfshirë artit vizual dhe dizajnin, muzikën, filmin dhe mediat digjitale… Skema e këtij viti që është në vlerë prej një milionë euro për industrinë kreative dhe 500 mijë euro që është dizajnuar nga KIESA për vitin e ardhshëm, dizajnuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë Sportit dhe me agjencinë UNDP, për të përkrahur ndërmarrjet e industrisë kreative që synojnë të rrisin produktivitetin qëndrueshmërinë, cilësinë dhe dukshmërinë e produkteve, me fokus në zgjerimin e pjesëmarrjes në treg… Afati për aplikim është nga data katër gusht deri 22 gusht të këtij viti”, tha Hajdari.
Hajdari ka përmendur se këtë vit është rritur buxheti, duke theksuar skemën e grandeve për makineri të avancuara, vlera e së cilit këtë vit është mbi pesë milionë euro, me rreth një mijë aplikues. Hajdari ka përmendur edhe skema të tjera gjatë këtij viti.
“Derisa këtë vit kemi rritje të buxhetit për vitin 2025, kemi filluar edhe me skemën e grandeve për makineri të avancuara vlera e së cilit për këtë vit është mbi pesë milion euro, janë gjithsej 996 aplikues që kuptojmë nga komision vlerësues që janë mbi finalizim e sipër, po kërkojmë edhe fonde shtesë nga skemat e tjera të ministrisë, pra nga Ministria e Financave. Po ashtu është në skemën për certifikim të produkteve me një buxhet të planifikuar prej gjashtëqind mijë euro dhe derisa risi për këtë vit kishte edhe skema për teknologji dhe informacione, një mijë euro dhe skema për këtë industri kreative. Po ashtu, skema e digjitalizimit është e lansuar në platformën e-Kosova dhe jemi duke vazhduar me panaire ndërkombëtare në vend në një buxhet rreth 1.3 milion euro”, tha ajo.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari theksoi se prioritet për MINT është mbështetja e ekonomisë dinamike./kp