Hahn: Është nevoja që rajoni të përparojë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, së bashku me kryediplomaten evropiane,  Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn tashmë kanë nisur takimet me krerë të lartë të shtetit të Kosovës.

Lajme

28/02/2018 15:13

Delegacioni i lartë i BE-së në Presidencë po zhvillojnë takime me presidentin, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Për mbërritjen e tyre në Kosovë ka shkruar edhe vetë  Hahn në Twitter.

“Mirë të jesh në Kosovë. Nevoja për të sjellë rajonin e tërë përpara, bazuar në meritat individuale”, ka shkruar ai.