Hack Day Prishtina 2013

Këtë të shtunë, me 28 shtator, Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum organizon Hack Day Prishtina, me qëllim të mbledhjes së apasionantëve të programimit. Gara do shpërblej fituesin me bursë prej €3600.

Auto & Tek

27/09/2013 16:49

Këtë të shtune, me 28 shtator, me fillim nga ora 11:00, Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Universum organizon Hack Day Prishtina, ngjarjen e parë të kësaj natyre në Kosovë.

Hack Day ka për qëllim mbledhjen e apasionantëve të programimit, zhvillimit softuerik, administrimit të sistemeve, etj., me qëllim të demonstrimit të aftësive të tyre në lidhje me teknologjinë kompjuterike dhe sigurinë e pajisjeve kompjuterike. Përpos qëllimit edukativ, fituesi i kësaj ngjarje do të përfitojë epitetin e më të mirit për Hack Day 2013 dhe bursë në vlerë prej €3600.

Kjo garë ka qëllime edukative dhe rreptësisht ndalohet ‘hacking’ ose sulmi në sisteme që nuk janë pjesë e lojës. Asnjë aplikacion, web, sistem apo ndonjë njësi teknike në çfarëdo forme, i/e cili është live, nuk do të jetë pjesë e lojës dhe nuk duhet të sulmohet. E gjithë gara është përgatitur enkas për Hack Day Prishtina 2013 në Kolegjin Universum.

Gjatë ditës së nesërme, nga kampusi qëndror i Yahoo në Kaliforni, do të ketë lidhje direkte me video-konferecë studenti kosovar Bajram Hoxha, i cili është përzgjedhur për të marrë pjesë në Yahoo Hack Day USA.

Hack Day është ngjarja e parë e këtij lloji në Kosovë dhe organizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta që Departamenti i Shkencave Kompjuterike në Universum ka përgatitur për këtë vit.