Hachiko, qeni që na mëson për besnikërinë (Foto)
Profesori në Universitetin e Tokios gjithmonë ka dashur që të merr një qen Akita. Pas shumë kërkimeve të pasuksesshme, ai u bind se s'do të gjente asnjëherë një. Por kështu ishte derisa një student i kërkoi atij të vizitonte qytetin Odate në prefekturën Akita dhe të merr një qen me emrin Hachiko. Ky ishte pseudonimi i dhënë qenit, i cili më në fund kishte gjetur pronarin e tij.

Fun
Pronari i Hachikos, profesori Eizaburo Ueno, dhe Hachiko u bënë miqtë më të mirë.
Dashuria ndërmjet tyre ishte e pakusht, transmeton lajmi.net
Çdo mëngjes Hachiko e përcjellte pronarin e tij në stacionin e trenit për të udhëtuar në universitet dhe e priste atë derisa kthehej nga puna.
Profesori Ueno vdiq pas një kolapsi në punë, dhe kjo ishte një tragjedi shumë e papritur. Ai po vuante nga hemorragjia celebrale. Hachiko ishte shkatërruar për humbjen e mikut më të mirë.
Dashuria dhe besnikëria e tij kaloi tek familja e tij, të cilët ishin mbrojtës të profesorit.
Megjithatë, ai vazhdoi çdo ditë të shkonte në kohën e njejtë në stacionin e trenit dhe të priste mikun e tij që të vinte në shtëpi. Ai u njoh nga të gjithë njerëzit në Japoni si “Hachiko, qeni besnik.”
Atij iu ndërtua statuja në stacionin e trenit dhe njerëz nga e mbarë bota kanë udhëtuar pët të parë se si besnikëria dhe dashuria e këtij qeni ka mbetur e përjetshme. /Lajmi.net/