Haaland shpallet lojtari i muajit në Bundesliga

21:16 | 14 Shkurt 2020

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka regjistruar një tjetër të arritur të madhe.

Kalimi i Haaland nga Salzburg te Borussia Dortmund bëri bujë të madhe në mediet evropiane, por kjo nuk e ndikoi formën e lojtarit.

Norvegjezi arriti të gjente rrugën e golit qysh në debutimin e tij, duke shënuar hat-trick, përcjell lajmi.net.

Paraqitjet e mira nuk u ndalën aty, dhe Haaland është shpallur lojtari i muajit (janar) në Bundesliga.

Një start shumë i mirë për karrierën e Haaland në Bundesliga. Pritet që 19 vjeçari të vazhdojë me këto paraqitje. /Lajmi.net/