Haaland përjashtohet nga një klub nate në Norvegji

Pushimet e Erling Haaland mund të shkonin edhe më mirë.

Sport

12/07/2020 08:45

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, po kalon pushimet e tij në vendlindje, në Norvegji.

Këtë kohë, lojtari po synon ta kalojë duke u argëtuar, madje po merr pjesë edhe në ndeja nëpër klube të ndryshme nate.

Por, mbrëmja e kaluar nuk ishte më e mira e mundshme për top sulmuesin evropian, transmeton lajmi.net.

Ai u përjashtua nga një klub nate, dhe për këtë nuk ishte aspak i kënaqur.

Videot e Erling Haaland duke u përjashtuar nga klubi i natës po qarkullojnë nëpër rrjetin social ‘Twitter’.

Më poshtë mund t’i shihni këto pamje. /Lajmi.net/