Haaland përgjigjet ndaj zërave për transferim tek Chelsea

Erling Haaland është përgjigjur ndaj zërave për largimin e tij nga Borussia Dortmund.

Sport

27/07/2021 14:42

Sipas “BILD”, Erling Haaland mund të largohet nga Borussia Dormund pasi Chelsea po dëshiron të dërgojë një ofertë prej 175 milionë eurosh për norvegjezin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, ai është përgjigjur ndaj këtyre zërave duke treguar situatën me klubin.

“Deri dje unë nuk kam folur në agjentin tim që një muaj”, tha ai.

“Kështu që kjo tregon gjithçka, shpresoj të jenë vetëm thashetheme sepse ato para janë shumë para për një person”, deklaroi Haaland./Lajmi.net/