Haaland: I lumtur që shënova 41 gola, por duhet të punojë më shumë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka thënë se 41 golat e shënuara nuk mjaftojnë.

Sport

24/05/2021 17:41

Norvegjezi këtë edicion ka qenë ndër lojtarët më të mirë dhe kryesorët që i ka ndihmuar Dortmundit të fitojë Kupën e Gjermanisë dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, 41 golat e shënuara për një sezon nuk janë të mjaftueshme për Haaland dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi.

“Shumë i lumtur që shënova 41 gola, por nuk përfundon tani. Asnjëherë mos e lejoni suksesin t’iu ndalojë të rriteni. Kur një qëllim arrihet, lufto të bësh më mirë”.

“Përdore çdo moment për t’u përmirësuar. Kjo verë do jetë për punë të madhe dhe të vazhdojë përpara. Nëse unë mund ta bëj, edhe ju mundeni”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Haaland është i lidhur me largimin nga Dortmund, por klubi gjerman nuk e do shitjen e tij./Lajmi.net/