Haaland i lumtur me fillimin te City: Guardiola është i çmendur, jam duke u stërvitur shumë mirë
Erling Haaland është i mahnitur nga përshtypjet e para për punën me trajnerin Pep Guardiola. Haaland iu bashkua skuadrës së Manchester City gjatë kësaj vere dhe mbrëmë gjeti golin e parë me fanellën e ‘Citizens’. Norvegjezi gjeti golin në miqësoren përballë Bayern Munich. Pas ndeshjes, ai komentoi edhe stërvitjet me Pep Guardiola, të cilin e…
Sport
Erling Haaland është i mahnitur nga përshtypjet e para për punën me trajnerin Pep Guardiola.
Haaland iu bashkua skuadrës së Manchester City gjatë kësaj vere dhe mbrëmë gjeti golin e parë me fanellën e ‘Citizens’.
Norvegjezi gjeti golin në miqësoren përballë Bayern Munich. Pas ndeshjes, ai komentoi edhe stërvitjet me Pep Guardiola, të cilin e cilësoi të ‘çmendur’, por në një kuptim pozitiv.
“Guardiola është pak i çmendur dhe më pëlqen kjo. Do të jetë qejf. Është akoma vetëm një javë kështu që nuk mund të them shumë, por unë jam stërvitur mirë dhe jam gati për ato që do të vijnë”, ka thënë Haaland, transmeton lajmi.net
“Siç e dini, kam shikuar shumë ndeshje të City sezonin e kaluar, por luanin pa sulmues. Gjithsesi kam parë veten në ato situata sot dhe nuk jam i befasuar”, shtoi norvegjezi.
Goli i Haaland në debutimin e tij erdhi pas vetëm 12 minutave lojë. /Lajmi.net/