Haaland humb penalltinë pas një kohe të gjatë, ja kur kishte realizuar për herë të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern dhe Manchester City përfundoi pa gola dhe “fajtori” kryesor për këtë është sulmuesi i Cityt, Erling Haaland. Në fund të pjesës, më saktësisht në minutën e 38-të, ai ekzekutoi një penallti zhgënjyese, që ishte penalltia e tretë e humbur në karrierën…
Sport
Pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern dhe Manchester City përfundoi pa gola dhe “fajtori” kryesor për këtë është sulmuesi i Cityt, Erling Haaland.
Në fund të pjesës, më saktësisht në minutën e 38-të, ai ekzekutoi një penallti zhgënjyese, që ishte penalltia e tretë e humbur në karrierën e tij, përcjell lajmi.net.
Gjithashtu i pari pas 728 ditësh kur ishte i pasaktë nga penalltia ndaj Union Berlin, në fanellën e Borussia Dortmundit.
City fitoi penalltinë pasi mbrojtësi vendas, Dayot Upamecano, luajti me dorë në zonën e rreptësisë.
Në fund, Manchester City përkundër se ndeshja u mbyll baras 1:1, ata u kualifikuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në gjysmëfinale, “Qytetarët” do të kenë punë me 14 herë kampionët e Evropës, Real Madridin/Lajmi.net/