Haaland e nis me statistikë të mbarë te City, bën atë që s’e bëri askush para e pas Agueros

Erling Haaland i ka siguruar tri pikë për Manchester City, në ndeshjen ndaj West Ham. Ylli norvegjez, Erling Haaland regjistroi dy golat e para në llogarinë e tij në Premier League, përcjell lajmi.net. Këto dy gola erdhën në ndeshjen e tij debutuese në kampionatin anglez, duke i dhënë atij një statistikë pozitive. Haaland u bë…

Sport

07/08/2022 20:00

Erling Haaland i ka siguruar tri pikë për Manchester City, në ndeshjen ndaj West Ham.

Ylli norvegjez, Erling Haaland regjistroi dy golat e para në llogarinë e tij në Premier League, përcjell lajmi.net.

Këto dy gola erdhën në ndeshjen e tij debutuese në kampionatin anglez, duke i dhënë atij një statistikë pozitive.

Haaland u bë lojtari i dytë në histori të Man City që shënon dy gola në ndeshjen debutuese.

Para tij, këtë e bënte vetëm legjenda e klubit anglez, Sergio Aguero.

Sulmuesi i ri i Man City dha sinjale të rrezikshme për rivalët e Premier League. /Lajmi.net/