Haaland do të vendosë të ardhmen e tij përgjatë këtij muaji, Man City pretendenti kryesor për ta transferuar në verë

Erling Haaland do të marrë një vendim për të ardhmen e tij para mbylljes së dritares së janarit, raporton Sky Sports.

Sport

12/01/2022 08:41

Futbollisti i Borussia Dortmund është padyshim lojtari më i kërkuar në futbollin botëror për momentin, përpara se klauzola e tij e lirimit prej 68 milionë £ të bëhet aktive gjatë verës.

Manchester City mendohet të jetë një nga pretendentët kryesorë për nënshkrimin e tij, ndërsa Real Madrid dhe Barcelona janë gjithashtu ndër pretendentët e mundshëm.

Dortmundi është i prirur të kërkojë qartësi nga Haaland në mënyrë që ata të mund të përgatisin ‘aranzhimet’ e tyre të transferimit në vijim. /Lajmi.net/