“Haaland do përshtatet më mirë te Reali me Mbappe se në Bayern”

Legjenda gjermane, Lothar Matthaus është i bindur se sulmuesi Erling Haaland do largohet nga Borussia Dortmund për në tjetër klub dhe e ka këshilluar për kalimin në Spanjë.

Sport

09/11/2021 12:28

Matthaus beson se sulmuesi duhet t’i bashkohet Real Madridit, para Bayern Munich sepse aty do përshtatej më mirë pranë Kylian Mbappe, transmeton lajmi.net.

“Haaland ndoshta do përfundojë te Bayern Munich pas Lewnadowskit. Por, jo bashkë me të”.

“Haaland do përshtatet më mirë te Real Madrid me Mbappe”, deklaroi ai për Marca.

Real Madrid thuhet se tashmë ka bërë planin për afatin veror, ku do largojë futbollistë si Isco, Gareth Bale dhe Marcelo që janë ndër më të paguarit dhe do shesë dyshen Eden Hazard dhe Luka Jovic.

Me largimin e tyre, gjiganti madrilen do arrinte pa problem transferimin e Mbappe dhe Haaland në verë./Lajmi.net