Haaland dhe goli, romancë kjo më e mirë se “Twilight”

Erling Haaland vijon të shënojë dhe kjo gjë më nuk përbën lajm. Norvegjezi gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera sonte në ndeshjen ndaj Sevillas, transmeton lajmi.net. Futbollistika filluar të bëhet një simbol i të shënuarit, pasi ka një rendiment të pabesueshëm golash që prej ardhjes së tij në “Etihad Stadium”. Ndonëse goli…

Sport

06/09/2022 23:14

Erling Haaland vijon të shënojë dhe kjo gjë më nuk përbën lajm.

Norvegjezi gjeti rrugën e rrjetës edhe dy herë të tjera sonte në ndeshjen ndaj Sevillas, transmeton lajmi.net.

Futbollistika filluar të bëhet një simbol i të shënuarit, pasi ka një rendiment të pabesueshëm golash që prej ardhjes së tij në “Etihad Stadium”.

Ndonëse goli e ndiqte edhe në Salzburg e Dortmund, ai duket se po pëson ngritje profesionale nga dita në ditë.

Shtatë ndeshje me “Citizens” përkthehen në 12 gola, që i bie se 24-vjeçari ka një mesatare gati dy gola për ndeshje.

Pos kësaj, futbollisti e vijoi traditën e vjetër, golin në Champions League sa herë debuton me një klub të ri.

Gol me Salzburg, gol me Dortmund dhe gol me Manchester City.

S’ka si të quhet tjetër, pos njeriu gol i momentit në Evropë. /Lajmi.net/