Haaland barazon rekordin e sezonit më të mirë të Ronaldo (Fenomenit)
Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland e ka mbyllur këtë edicion në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sport
Norvegjezi ka dëshmuar se është një ndër sulmuesit më golashënues në Evropë, duke vendosur rekorde të shpeshta në Bundesliga, transmeton lajmi.net.
Haaland gjithashtu ka vendosur emrin pranë legjendave, si fenomenit brazilian, Ronaldo Nazario, meqenëse me dy golat në xhiron e fundit është bërë lojtari i parë që nën moshën 21-vjeçare shënon 40 gola për sezon në top garat evropiane.
Në atë sezon, Ronaldo fitoi çmimin e lojtarit të vitit me 34 gola në 37 ndeshje për Barcelonën, derisa në të gjitha garat 47 në 49 ndeshje.
Derisa, Dortmund ka shënuar vetëm 41 gola në 41 paraqitje, ai përfundoi i treti në Bundesliga me vetëm 27 gola, duke qëndruar pas Andre Silva, që realizoi një më shumë dhe Robert Lewandowski me 41.
Me këtë rekord, Haaland gjithashtu e vendos emrin në listën e lojtarëve më të mëdhenj që kanë shënuar me shumë se 40 gola në një sezon të vetëm.
Robert Lewandowski tani e ka bërë dy herë (2015/16, 2020/21), Lionel Messi (2009/10), Cristiano Ronaldo (2007/2008) dhe Kylian Mbappe (2020/21).
Haaland gjithashtu ishte golashënuesi numër një në Ligën e Kampionëve me 10 gola edhe pse Borussia Dortmund u eliminua në fazën e 1/16./Lajmi.net/