Gwen Stefani e pret fëmijën e tretë

Gwen Stefani e Gavin Rossdale e presin një tjetër bebe. Çifti tashmë i ka dy vogëlushë, shtatëvjeçarin Kingston James McGregor dhe pesëvjeçarin Zuma Nesta Rock. Stefani është shtatzënë qe disa muaj dhe pikërisht dje e ka zbuluar gjininë e fëmijë së tretë përmes Instagramit, duke bërë me dije se ai është djalë. Gwen Stefani e…

ShowBiz

19/01/2014 08:35

Gwen Stefani e Gavin Rossdale e presin një tjetër bebe. Çifti tashmë i ka dy vogëlushë, shtatëvjeçarin Kingston James McGregor dhe pesëvjeçarin Zuma Nesta Rock. Stefani është shtatzënë qe disa muaj dhe pikërisht dje e ka zbuluar gjininë e fëmijë së tretë përmes Instagramit, duke bërë me dije se ai është djalë.

Gwen Stefani e Gavin Rossdale janë së bashku qe 16 vjet dhe janë martuar qe 11 vjet. Kishte kohë që ata e kërkonin beben e tretë, por nuk arrinin kurrfarë rezultati.

“E kishte një dëshirë të fortë të lindjes, qysh para dy vjetësh. Mirëpo, nuk funksiononte”, kishte deklaruar Stefani për edicionin amerikan të Marie Claire në vitin 2012.

– “Kështu që, mendoj se jemi mirë kështu. Nuk mund t’i programosh gjithmonë gjëra. Të paktën, vetëm mund të provosh”, kishte shtuar ajo.

Këngëtarja e ‘No Doubt’ nuk i fsheh vështirësitë me të cilat përballet ndonjëherë për angazhimet që ka si nënë, si këngëtare dhe si stiliste, por nuk do të bënte kurrë hapa prapa, sepse familja është gjithçka për të.

“Është e bukur të jesh mama, por nuk është ashtu siç e imagjinoni ju. Mbi të gjitha, jeta juaj është e njëjtë. Kur fëmijët të bëhen më të mëdhenj, fillojnë të ndryshojnë gjërat”, përfundoi këngëtarja e njohur amerikane.