Guxim i tepruar, personi që fle me ariun gjigant dhe dorën ia fut në gojë

Ky person i cili kujdeset për kafshët e egra është filmuar duke u përqafuar me një ari shumë të madh.

Fun

25/09/2019 11:08

Jim Kowalcizk  nuk tregon asnjë shenjë të frikës, përderisa ai lejon ariun të shtrihet dhe luaj me të.

Ky ari konsiderohet si një prej më të rrezikshmit, por që kohën e lirë e kalon duke pushuar dhe relaksuar me Jimin, raporton “Daily Mail Video”, transmeton lajmi.net.

Ai fle me ariun gjigant dhe ia fut dorën në gojë, pa asnjë frikë. Kjo gjë, kërkon shumë vetëbesim sepse, madhësia e këtij ariu mund ta vrasë një person nëse potencialisht bëhet nervoz.