Guvernatori Mehmeti mirëpret thellimin e bashkëpunimit me institucionet gjermane

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka mbajtur një takim virtual me përfaqësues të Qeverisë Gjermane.

Lajme

14/09/2021 15:48

Mehmeti ka diskutuar më përfaqësuesit e qeverisë gjermane, për situatën aktuale ekonomike dhe financiare në vend, si dhe rreth programit të këshillimit përmes të cilit Qeveria Gjermane synon të mbështesë zhvillimin e mëtejmë institucional në Kosovë.

Me këtë rast Guvernatori Mehmeti falënderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë me Kosovën dhe Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe mirëpriti gatishmërinë e Qeverisë Gjermane për të mbështetur zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të BQK-së./Lajmi.net/