​Guvernatori Ismaili: Nuk do të ketë shtyrje të vendimit për dinarin serb

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mohuar se do të ketë shtyrje apo anulim të rregullores për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë. Ai ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të vendimit. “BQK s’është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Nëse se deri dje rregullimi…

Lajme

31/01/2024 21:04

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mohuar se do të ketë shtyrje apo anulim të rregullores për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë.

Ai ka thënë se nuk do të ketë shtyrje të vendimit.

“BQK s’është në situatë që mundet të thotë të shtyhet. Nëse se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, e tash ka rregullim të ri. A po i bie kjo që ne të lejojmë të vazhdohet bartja e mjeteve financiare në kufi të bartet nga një institucion që nuk është i licencuar që ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet”, ka thënë ai për RTK.

Ismaili ka kërkuar nga komuniteti serb mirëkuptim, duke thënë se rregullorja është në të mirën e të gjithëve.

“Është e pamundur që ne si BQK të bëjmë ndonjë shtyrje, sepse ky është një rregullim”, ka thënë Ismaili.