Guti: Dua ta shoh këtë futbollist në Real Madrid
Guti dëshiron ta shehë ish yllin e Barcelonës duke luajtur për ekipin nga Santiago Bernabeu.

Sport
Guti ka ftuar Real Madridin ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.
Ish mesfushori i “Los Blancos” dëshiron ta shehë ish yllin e Barcelonës duke luajtur për ekipin nga Santiago Bernabeu.
“Neymar është ndryshe. Ai është në mesin e tre futbollistëve më të mirë në botë. Çfarë duam është t’i shohim më të mirët në botë. Pra, çfarë dua të shoh është Neymar dhe Ronaldo të veshur bardh”, ka thënë Guti. /Lajmi.net/