Guri i reagon Kurtit: Je e keqja e këtij vendi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se nuk po e kupton partinë e tij për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Përmes një postimi në Facebook, Guri ia shpjegoi Kurtit dilemën e tij. “Ti je e keqja e këtij vendi”,…

Lajme

27/10/2025 18:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili tha se nuk po e kupton partinë e tij për të bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Guri ia shpjegoi Kurtit dilemën e tij.

“Ti je e keqja e këtij vendi”, ka shkruar Guri, duke i cilësuar të tillë edhe kandidantët për kryetar të komunave nga partia që Kurti udhëheq.

“Deputeti Kurti tha: “Nuk po e kuptoj LDK-në. Le qe nuk po më dojnë mua, po as kandidatët e VV-së nëpër komuna.”  Qe ta spjegoj unë, se ata janë si ti. E ti je e keqja e këtij vendi”, shkroi deputeti.