Gur mbi veturën zyrtare të gjyqtares, policia e cilëson rastin kanosje
Një gjyqtare ka raportuar në polici se vetura e saj zyrtare është dëmtuar gjatë së hënës në Prishtinë. Sipas njoftimit policor, ankuesja ka deklaruar se një person kishte vendosur një gur mbi automjetin e saj, duke shkaktuar dëme materiale. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dëmtim prone”,…
Lajme
Një gjyqtare ka raportuar në polici se vetura e saj zyrtare është dëmtuar gjatë së hënës në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor, ankuesja ka deklaruar se një person kishte vendosur një gur mbi automjetin e saj, duke shkaktuar dëme materiale.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dëmtim prone”, ndërsa hetimet për identifikimin e personit të dyshuar janë duke vazhduar.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 11.05.2026-20:00. Viktima femër kosovare (gjykatëse), ka raportuar se një person i panjohur, në veturën zyrtare i ka vendosur një guri mbi veturë duke ia dëmtuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Lajmi.net/