Gunes: Turqia mund ta mposht Italinë

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes beson se Turqia mund ta mposht Italinë nesër.

Sport

10/06/2021 22:12

Kampionati Europian, fillon nesër në “Stadio Olimpico” të Romës, me ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë nga ora 21:00, raporton lajmi.net.

Trajneri i Turqisë, Senol Gunes, ka folur në konferencë shtypi para ndeshjes së nesërme:

“Roberto Mancini e njeh mirë futbollin turk, pasi ka qenë trajner i Galatasaray dhe ai ka në dispozicion shumë lojtarë të talentuar.Ne nuk jemi favoritë për të kryesuar këtë grup, por unë do të doja të arrija në Finale dhe ta luaja kundër kësaj Italie, tha ai.

“Ne i dimë pikat e forta të Italisë, por edhe dobësitë e tyre. Ne e dimë mirë prestigjin dhe traditën e Italisë, duke u kualifikuar pothuajse në të gjitha këto gara. Sidoqoftë, do të luftohet shumë në aspektin teknik, taktik dhe fizik. Unë dua të shoh cilësinë e lojtarëve të mi në këtë ndeshje”, shtoi ai.

“Është gjithashtu mirë të kesh lojtarë që janë në klube të Serie A, pasi ata e dinë se si funksionojnë gjërat në Itali dhe qasjen që kanë këto skuadra. Kjo është një lojë midis dy skuadrave të forta dhe besoj se Turqia mund të fitojë”, vazhdoi ai.

“Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, përndryshe mund të ketë probleme reale. Lojërat e para dhe të fundit të grupit janë thelbësore dhe ato mund të ndryshojnë ekuilibrin e të gjithë situatës”, përfundoi Senol Gunes. /Lajmi.net/