Të Infektuar: 1123

Të Shëruar: 847

Të Vdekur: 30

Gundogan për Lewandowski: Ishte kënaqësi të luaja krah tij

21:02 | 4 Prill 2020

Ilkay Gundogan ka dhënë disa komente lidhur me Robert Lewandowski.

Gundogan e Lewandowski kanë qenë shokë skuadre te Dortmund, në kohën kur kjo skuadër drejtohej nga Jurgen Klopp.

Dyshja ishin nga meritorët që Dortmund luante në finalen e Ligës së Kampionëve, fitonte Bundesligën e shumë suksese të tjera.

Gundogan ka thënë se ishte qejf i madh loja krah Lewandowski, duke mos kursyer lëvdata për tashmë anëtarin e Bayern Munich.

“Ishte kënaqësi e madhe të luaja me të. Ai vazhdonte të përmirësohej gjithmonë”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Teknikisht ai ishte gjithmonë i shkëlqyer, tani është edhe i qetë. Për mua, aktualisht më i miri, më i kompletuari nga sulmuesit në botë”, ka shtuar anëtari i Man City.

Gundogan aktualisht luan me Sergio Aguero te Manchester City, por duket se preferon më shumë ish shokun e skuadrës, Lewandowski. /Lajmi.net/