Gundogan e pranon se ishte i nervozuar me Guardiolan në fund të sezonit të kaluar
Ilkay Gundogan ka zbuluar disa prapaskena nga xhirot e fund-sezonit të kaluar. Mesfushori gjerman ishte vendimtar në titullin e kampionit të Manchester City, duke shënuar dy golat e fundit të sezonit, në përmbysjen ndaj Aston Villa. Në ndeshjen ku Gundogan vulosi gjithçka, lojtari zbriti në fushë nga stoli. Lënia në bankë të rezervistëve ishte arsyeja…
Sport
Ilkay Gundogan ka zbuluar disa prapaskena nga xhirot e fund-sezonit të kaluar.
Mesfushori gjerman ishte vendimtar në titullin e kampionit të Manchester City, duke shënuar dy golat e fundit të sezonit, në përmbysjen ndaj Aston Villa.
Në ndeshjen ku Gundogan vulosi gjithçka, lojtari zbriti në fushë nga stoli. Lënia në bankë të rezervistëve ishte arsyeja pse ai ishte i nervozuar me Pep Guardiolan.
“Ne të gjithë jemi garues, të gjithë duam të luajmë dhe më kujtohet një javë para asaj, nuk startoja ndaj West Ham, kështu që isha i bindur se do të luaja xhiron e fundit. Në momentin kur zbulova se isha jashtë, isha pak i nervozuar”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.
“Unë provova të mbaja fokusin dhe të mbështesja djemtë që ishin startues dhe mendoj se atë frustrim e shfaqa edhe në lojë. Gjërat nuk filluan mirë pasi kur u zëvendësova, pas 10 sekondave pësonim golin e dytë dhe të jem i sinqertë, si lojtar profesionist gjithmonë provon të bësh më të mirën, gjërat e thjeshta. Ne shënuam golin e parë dhe pastaj në 10 minuta shënuam të tri golat. Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, është akoma e vështirë për mua ta analizojë pasi ndodhi shumë shpejtë”, shtoi mesfushori i City.
Gundogan lidhej me një largim të mundshëm nga Manchester City, megjithatë mesfushori përgënjeshtroi gjithçka dhe vazhdoi qëndrimin e tij në ‘Etihad’. /Lajmi.net/