Guild Eagles dështojnë në mapën e fundit, humbin nga ekipi rus

Guild Eagles nuk kanë arritur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt “CCT Global Finals” në CS2. Ekipi shqiptar ka pësuar humbje 2:1 nga skuadra ruse, Aurora, shkruan lajmi.net. Aurora triumfoi në mapën vendimtare, “Ancient” me rezultat 13:6 dhe kësisoj kaloi tutje. Rusët e Aurora triumfuan edhe në mapën e parë, “Anubis”, ndërkaq mapa e dytë…

Sport

07/12/2023 18:59

Guild Eagles nuk kanë arritur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt “CCT Global Finals” në CS2.

Ekipi shqiptar ka pësuar humbje 2:1 nga skuadra ruse, Aurora, shkruan lajmi.net.

Aurora triumfoi në mapën vendimtare, “Ancient” me rezultat 13:6 dhe kësisoj kaloi tutje.

Rusët e Aurora triumfuan edhe në mapën e parë, “Anubis”, ndërkaq mapa e dytë i takoi ekipit shqiptar./Lajmi.net/