Ambasadori francez thotë se takimi i djeshëm ishte “me iniciativën e Kurtit” – Çka po kërkon kreu i VV-së nga ambasadorët e QUINT-it?

Ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti ai që ftoi në takim ambasadorët e QUINT-it. E pikërisht kjo u bë e ditur nga ambasadori francez, Olivier Guerrot, i cili deklaroi se takimi është mbajtur me iniciativën e kryeministrit në detyrë- Albin Kurti. Në një postim në “X”, Guerot tha se takimi ishte “me iniciativën e Kurtit”.…

Lajme

13/05/2025 13:28

Ishte kryeministri në detyrë, Albin Kurti ai që ftoi në takim ambasadorët e QUINT-it.

E pikërisht kjo u bë e ditur nga ambasadori francez, Olivier Guerrot, i cili deklaroi se takimi është mbajtur me iniciativën e kryeministrit në detyrë- Albin Kurti.

Në një postim në “X”, Guerot tha se takimi ishte “me iniciativën e Kurtit”.

“Së bashku me ambasadorët e tjerë të Kuintit+BE, takova Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, me iniciativën e tij. Pata një bisedë të mirë mbi integrimin evropian të Kosovës dhe çfarë duhet bërë në këtë drejtim. Formimi i një qeverie është një nga hapat e nevojshëm”, u shpreh Guerot në X.
Në lidhje me këtë takim, në postimin e ZKM-së u dha se natyra e takimit kishte të bënte me euro-integrimte e vendit, ndërsa në ato të ambasadorëve u shpreh shqetësim për mosformim të qeverisë së re.
Nuk dihet nëse Kurti kërkoi “ndihmë” apo opinion nga ambasadorët e QUINT-it në lidhje me situatën politike të krijuar në vend, duke pasur parasysh bllokadën që po krijohet tre muaj pas zgjedhjeve e pas 15 seancave plenare në tentim për të konstituar kuvendin./Lajmi.net/