Guerot në “mbështetje të plotë” të qëndrimit të BE-së për sulmet e VV-së ndaj Supremes

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian, kundër sulmeve të bëra ndaj gjyqtarëve nga ana e pushtetit. Guerot ka thënë se mesazhi i BE-së është i rëndësishëm, i dhënë pas diskutimit që ata kanë pasur mbi çështjen në fjalë. ‘‘Mesazh i rëndësishëm i përcjellë nga…

Lajme

16/07/2025 16:03

Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka shprehur mbështetjen e plotë për qëndrimin e Bashkimit Evropian, kundër sulmeve të bëra ndaj gjyqtarëve nga ana e pushtetit.

Guerot ka thënë se mesazhi i BE-së është i rëndësishëm, i dhënë pas diskutimit që ata kanë pasur mbi çështjen në fjalë.

‘‘Mesazh i rëndësishëm i përcjellë nga BE-ja pas diskutimit tonë mbi këtë çështje. Mbështetje e plotë’’, ka shkruar Guerot.