Gucati: Vuçiqit s’i besohet, ai edhe nëse vdes, sytë do t’i mbeten hapur për ta marrë Kosovën

Husni Gucati ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me aleancën Shqipëri-Kroaci-Kosovë. Ai tha se sipas tij, këto deklarata duket se janë drejtpërdrejt kundër Serbisë dhe shprehu shqetësim për prishjen e stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve në rajon. Në emisionin Kosovë Live në T7, Gucati u pyet për këto deklarata, por…

Lajme

17/03/2026 18:58

Husni Gucati ka komentuar deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me aleancën Shqipëri-Kroaci-Kosovë.

Ai tha se sipas tij, këto deklarata duket se janë drejtpërdrejt kundër Serbisë dhe shprehu shqetësim për prishjen e stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve në rajon.

Në emisionin Kosovë Live në T7, Gucati u pyet për këto deklarata, por ai theksoi se nuk dëshiron të merret me Vuçiqin, duke kujtuar se ushtarët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës i kanë dhënë verdiktin e fundit në luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Gucati shtoi se, sipas tij, Vuçiq “e do aq shumë Kosovën” dhe nuk mund t’i besohet deklaratave të tij: “Vuçiqit s’i besohet ai edhe nëse vdes, sytë do t’i mbetin hapur për ta marrë Kosovën” .