Gucati tregon se takimi me “Calin” në Hagë ishte i monitoruar: Ishte shumë e rëndë, çdo lëvizje ishte në vëzhgim
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është takuar me ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa, i njohur si komandant “Cali”. Ai bëri të ditur se nesër pritet të takohet edhe me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, ndërsa është në pritje…

Lajme
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është takuar me ish-komandantin e UÇK-së, Sali Mustafa, i njohur si komandant “Cali”.
Ai bëri të ditur se nesër pritet të takohet edhe me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, ndërsa është në pritje të konfirmimeve për takime me ish-krerët e UÇKs-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
“Kam edhe nesër vizitë, sot jam takuar vetëm me Sali Mustafën. Nesër do t’i takoj të tjerët.
Nesër, për shkak të agjendës së ngjeshur brenda qendrës së paraburgimit kam leje të takoj Jakupin dhe Pjetër Shalën. Ata më dërguan më thënë se brenda disa ditësh do t’i takoj edhe presidentin Thaçi, Veselin dhe Rexhep Selimin.
Ishte shumë e vështira (gjendja) të unë, se Sali Mustafa është një djalë i fort, taman një burrë. Gjendja ishte shumë e vështirë, pasi u takova pas afër dy viteve. Unë kur jam liruar Mustafën e kam lënë në gjendje pak më të rëndë shëndetësore dhe sot kur e pash në gjendje shumë të mirë, u gëzova shumë. Saliu, si gjithmonë më jepi kurajo…”, ka thënë Gucati në FIVE të Dukagjinit.
Ai gjithashtu shprehu shqetësim për kushtet e takimit, duke thënë se çdo lëvizje dhe fjalë e tij me Mustafën ishte monitoruar nga afër nga stafi i qendrës së paraburgimit.
“Çdo lëvizje e imja apo e Calit ka qenë në vëzhgim. Dhe dera ka qenë e hapur, përkthyesi ka qenë afër dere, gardiani ka qenë afër dere. Çdo lëvizja, çdo fjale e imja me Sali Mustafën ka qene nën vëzhgim dhe nën përkthimin e tyre. Kjo më ka befasuar, kur kam qenë unë në burg, nuk ka qenë kështu. Dhe kjo ishte shumë rëndë, që gjithë këta e përjetojnë”, ka shtuar kreu i OVL-UÇK-së.