Gucati reagon pas protestës në Shqipëri: Stema e UÇK-së po keqpërdoret
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe simboleve të UÇK-së në një protestë të mbajtur në Shqipëri. Përmes një interviste në “Kosova Live”, kryetari i OVL-UÇK Hysnj Gucati ka bërë të ditur organizata nuk ka asnjë lidhje me individët që u paraqitën në protestë duke pretenduar se flasin…
Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas shfaqjes së flamujve dhe simboleve të UÇK-së në një protestë të mbajtur në Shqipëri.
Përmes një interviste në “Kosova Live”, kryetari i OVL-UÇK Hysnj Gucati ka bërë të ditur organizata nuk ka asnjë lidhje me individët që u paraqitën në protestë duke pretenduar se flasin në emër të veteranëve të luftës.
Ai pati edhe një kritikë:
“ Stema e UÇK-së nuk duhet të përdoret për qëllime politike.Ky pretendim është i rremë. Nuk kemi dhënë asnjë mandat që dikush të flasë në emrin tonë. Stema e UÇK-së nuk është dekor politik. Është simbol i një lufte të drejtë çlirimtare dhe nuk mund të huazohet për agjenda ditore të askujt”, ka deklaruar Gucati.