Gucati për dëshminë e Rubin: E vërtetoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe nuk ishte organizatë kriminale
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka reaguar lidhur me dëshminë e James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, të mbajtur dje në Hagë. Gucati u shpreh mirënjohës ndaj tij dhe SHBA-së, ku thotë se miku i mirë shihet në ditë të vështira. “Miku i mirë shihet…

Lajme
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka reaguar lidhur me dëshminë e James Rubin, ish-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, të mbajtur dje në Hagë.
Gucati u shpreh mirënjohës ndaj tij dhe SHBA-së, ku thotë se miku i mirë shihet në ditë të vështira.
“Miku i mirë shihet në ditë të vështira, ne e falenderojmë për dëshminë e tij korrekte dhe jemi mirënjohës gjithmonë për SHBA-të sidomos znj.Albright, Presidentit Klinton dhe të gjithë të tjerëve për çlirimin tonë “, tha Gucati për gazetenblic.
Sipas tij, dëshmia e James Rubin e vërtetoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe nuk ka qenë organizatë kriminale.
“Dëshmia e z.James Rubin e vërtetojë që lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe nuk ka qenë organizatë kriminale, por ka qenë ushtri vullnetare për çlirimin e vendit. Dëshmia ishte shumë e mirë dhe korrekte”përfundoi Gucati