Gucati paralajmëron protestë të madhe më 5 korrik në Zara, falënderon miqtë kroatë për mbështetje

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5 korrik në Zara të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Gucati pret një numër të madh të qytetarëve që pritet t’i bashkohen këtij marshi. Ai ka thënë se përvec mërgimtarëve nga Kroacia, protestës do t’i bashkëngjiten edhe mërgimtarët nga Gjermania,…

Lajme

01/07/2026 16:10

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është shprehur optimist për protestën e paralajmëruar më 5 korrik në Zara të Kroacisë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gucati pret një numër të madh të qytetarëve që pritet t’i bashkohen këtij marshi.

Ai ka thënë se përvec mërgimtarëve nga Kroacia, protestës do t’i bashkëngjiten edhe mërgimtarët nga Gjermania, Zvicra e Italia.

Ai ka falënderuar kroatët për mbështetjen që po po i japin këtij marshi. raporton indeksi.

Gucati është shprehur optimist se më 20 korrik do të ketë verdikt lirues në Hagë dhe do të gëzohen të gjithë qytetarët e Kosovës.