Gucati: Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatë Speciale duke filluar nga Gërvalla, do të dalin të gjithë me emra
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot para mediave ka kërkuar që të shkarkohet kryetari i Kuvendit, Dimal Basha pas publikimit të një pamfleti në vitin 2012, ku UÇK thuhet se furnizohet me para të drogës ndërsa bashkëautor ishte edhe Dimal Basha. Ai ka thënë se nga VV e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatë…

Lajme
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati sot para mediave ka kërkuar që të shkarkohet kryetari i Kuvendit, Dimal Basha pas publikimit të një pamfleti në vitin 2012, ku UÇK thuhet se furnizohet me para të drogës ndërsa bashkëautor ishte edhe Dimal Basha.
Ai ka thënë se nga VV e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatë Speciale.
“Nga VV ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vet e ka pranu. Të tjerët që do të dalin me emra, sepse nuk kemi frikë nga askush. Mos të na matin impulsin, atë na e ka mat Serbia dhe ka dal humbëse. Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta, sidomos me veteranë të UÇK-së, invalidë dhe dëshmorë do të dal humbës. Ne do të marrim veprime të tjera shumë shpejt”, ka thënë Gucati. /Lajmi.net/