Gucati dhe nënkryetarët e OVL-UÇK’së priten në takim nga ambasadori suedez: Diskutuam shqetësimet me proceset në Speciale
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, sot është pritur në takim në ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund. Siç bëhet e ditur nga OVL-UÇK, në takim, Gucati dhe nënkryetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur proceset në Dhomat e Specializuara, duke theksuar rëndësinë që ky proces të jetë i…

Lajme
Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, sot është pritur në takim në ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund.
Siç bëhet e ditur nga OVL-UÇK, në takim, Gucati dhe nënkryetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur proceset në Dhomat e Specializuara, duke theksuar rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë dhe i paanshëm.
Postimi:
Sot kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me dy nënkryetarë, u prit në Ambasadën e Suedisë nga ambasadori Jonas Westerlund.
Gjatë takimit u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat, nga koha e luftës, tek rindërtimi institucional, deri te përkrahja për zhvillimin demokratik dhe shtetndërtimin. Diskutuam shqetësimet tona lidhur me proceset në Dhomat e Specializuara dhe theksuam rëndësinë që ky proces të jetë i drejtë, i paanshëm dhe i mbështetur në të vërtetën.
Nga Suedia, si shtet mik dhe partner i qëndrueshëm, kërkuam që ta përdorë zërin e saj për të mbrojtur drejtësinë dhe dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.