Të Infektuar: 17.263

Të Shëruar: 14.836

Të Vdekur: 657

Guardiola thyen heshtjen, flet për dështimin e transferimit të Messit

15:45 | 18 Shtator 2020

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për herë të parë pas përpjekjeve të dështuara për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Pep Guardiola ka refuzuar të përfshihet në diskutimet për transferimin e mundshëm të Lionel Messit pasi argjentinasi ishte afër largimit nga Barcelona gjatë verës.

Në gusht, Messi paraqiti kërkesë për largim nga klubi katalan si futbollist i lirë pas gati dy dekadave në klub, transmeton lajmi.net.

Ai më pas zhvilloi një intervistë me “Goal” duke konfirmuar qëndrimin në klub. Messi gjatë periudhës kur raportohej për largimin e tij nga Barcelona spekulohej se mund të transferohet tek “Citizens”.

I pyetur në lidhje me transferimin e mundshëm dhe qëndrimin e Cityt, Guardiola u tha gazetarëve: “Nuk më duhet të shpjegoj asgjë. Leo e ka shpjeguar mjaft mirë dhe nuk mendoj se kam çka të shtoj”.

“Ne nuk kemi asgjë më tepër për të shtuar. Ai është futbollist i Barcelonës, klubit që e dua”, shtoi Guardiola. /Lajmi.net/