Guardiola thotë se nuk e di për largimin e Fernandinhos në verë

Pep Guardiola ka thënë se nuk ka dijeni se Ferandinho do të largohet në verë.

Sport

12/04/2022 17:59

Kontrata e brazilianit skadon në verën e këtij viti, çka do t’i mundësonte lojtarit të largohej me parametra zero.

I pyetur në lidhje me këtë çështje, Guardiola u përgjigj shkurtazi: “Më falni, nuk e dija për këtë”.

Fernandinho iu bashkua Cityt më 6 qershor të vitit 2013 për 34 milionë euro nga Shakhtar Donetsk. /Lajmi.net/