Guardiola si një femër
Pep Guardiola ka thënë se është si një femër pasi është në gjendje të bëjë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë.

Sport
Pep Guardiola ka thënë se nuk e ka problem të përgatitet për detyrën e re në Manchester City, derisa është në drejtim të Bayern Munichut sepse mund të bëjë gjëra të ndryshme përnjëherë “si një femër”.
Guardiola është konfirmuar për menaxher të ri të “Citizens”, nga edicioni i ardhshëm.
Kurse, ai ka thënë se nuk e ka problem që ta përfundojë këtë edicion, përcjell “Lajmi.net”.
“Jam si një femër, jam në gjendje të bëjë gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë, mund t’i kontrolloj të dyja situatat”, u shpreh ai në konferencë për shtyp.
“Mund të mendoj për të dyja situatat, nuk paraqet problem”, theksoi Guardiola.