Guardiola – Ronaldinho, a e keni ditur këtë lajm?
Pep Guardiola është rikthyer të flas për kohën kur mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2008.

Sport
Trajneri spanjoll ka folur për largimin e Ronaldinhos pas ardhjes së tij në krye te Barcelonës.
Në media ka pasur shumë lajme rreth këtij largimi, ku akuzohej Guardiola se nuk i ka premtuar një vend brazilianit në formacionin e tij.
Por, sot në konferencë për shtyp, Guardiola ka zbuluar se i ka kërkuar Ronaldinhos të mos largohet nga Barcelona, përcjell lajmi.net
“Ronaldinho ishte një lojtar i shkëlqyer dhe kur u takuam herën e parë e diskutuam mundësinë e qëndrimit të tij, por ai tashmë kishte vendosur për t’u larguar, pasi mendonte se cikli i tij te Barcelona kishte përfunduar”, deklaroi Guardiola.