Guardiola refuzon Barcelonën
Pep Guardiola ka refuzuar ftesën e Barcelonës që ai të jetë prezent në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Sport
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola i është përgjigjur negativisht ftesës së Barcelonës që ai të jetë prezent në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Ish strategu i katalanëve është ftuar që të jetë në Berlin më 6 qershor si mysafir i finalistit nga Camp Nou.
Por, ai e ka refuzuar ftesën e Barcelonës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
Përveç tij, klubi katalan ka ftuar edhe ish trajnerë të tjerë si Johan Cruyff e Frank Rijkaard.