Guardiola: Real Madrid është skuadra që Man City dëshiron ta imitojë

Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Real Madrid.

Sport

24/02/2020 09:31

Trajneri i Manchester City ka dhënë disa komente për kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, Real Madridin.

Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për skuadrën spanjolle, duke thënë se ‘Los Blancos’ janë skuadra që Manchester City synon ta imitojë.

“Kam një admirim të madh për këtë klub. Lojtarët që kanë luajtur aty kanë luajtur shumë në finale të Ligës së Kampionëve dhe nuk e di sa prej tyre kanë ngritur trofeun” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta Claudio Bravo ka fituar Ligën e Kampionëve. Nuk kemi shumë lojtarë që kanë fituar. Por ne kemi nevojë për dëshirën për ta fituar dhe të jemi vetja. Mund ta fitojmë ose ta humbim” ka shtuar spanjolli.

“Ata janë skuadër që duam ta imitojmë dhe duhet të jemi aty” tha ndër të tjerash Guardiola.

Manchester City dhe Real Madrid do të përballen në mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/