Guardiola për Philips: Nuk është i lënduar, por është në mbipeshë
Pep Guardiola ka folur në lidhje me situatën që po kalon Calvin Philips pas kthimit nga Kupa e Botës. Tekniku ndër të tjera tha se mesfushori nuk është i lënduar, por u kthye nga Kampionati Botëror me mbipeshë. Sipas tij, lojtari nuk është në gjendjen më të mirë për të stërvitur me pjesën tjetër të…
Sport
Pep Guardiola ka folur në lidhje me situatën që po kalon Calvin Philips pas kthimit nga Kupa e Botës.
Tekniku ndër të tjera tha se mesfushori nuk është i lënduar, por u kthye nga Kampionati Botëror me mbipeshë.
Sipas tij, lojtari nuk është në gjendjen më të mirë për të stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.
“Nuk është i lënduar, thjesht arriti me mbipeshë. Nuk e di pse”, tha fillimisht ai.
“Aktualisht nuk është në gjendje të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Kurdo që është në gjendje, do ta bëjë atë”, tha ai. /Lajmi.net/